Një numër portalesh informative në gjuhën maqedonase që nga mëngjesi i sotëm janë të bllokuara, ndërsa ende s’ka asnjë informatë se pse ndodh kjo, njofton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për portalet plusinfo.mk, libertas.mk, fokus.mk, sdk.mk, etj., të gjithë këta të njohur për qasjen kritike ndaj qeverisë aktuale maqedonase.
Duke njohur përvojat e deritashme të medias në Maqedoni, nuk përjashtohet mundësia që në këtë punë të ketë gisht VMRO-DPMNE-ja, e cila është e njohur për metodat e veta të “trajtimit” të medias në vend./Gazeta Express/