ShowBiz

Bleu sanduiç në kafene, moderatorja tregon tmerrin që pa

Puna e përditshme e me plot nxitim e ka bërë të veten.
Kështu, moderatorja Rudina Magjistari shpesh ha jashtë, për shkak të angazhimeve të shumta që ka, shkruan lajmi.net

Por, dje, ajo është tmerruar kur bleu një sanduiç në një nga kafenetë e Tiranës.

Rudina ka hedhur një fotografi në Instagram ku zbuloi edhe sanduiçin e mykur edhe pse ata që e shiten pretendonin se shesin ushqim të freskët.

“Nuk mund te mos i ndaja me ju keto pamje, sepse edhe tani qe e kujtoj me vone revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!! Sepse ne kete grade qe ishte myku ne sanduiç sot, me ben te dyshoj qe nuk eshte çeshtje rastesie dhe thjesht me nje ndjese formale, une dyshoj se vertet i vret ndergjegja.” Janë ndër tjera fjalët e saj./Lajmi.net/