Këngëtarja Bleta Brovina ka sjellë projektin e saj më të ri në muzikë, këngën “Luje”.
Me këtë këngë, Bleta vjen me një stil të veçantë për dallim prej projekteve të më parme, transmeton Premiere.al.
Klipin e këngën “Luje” e ka xhiruar video produksioni i njohur Imagine Films.
Për këngën është kujdesur si gjithmonë kompania nga e cila edhe menaxhohet këngëtarja, Diez Production.
Menjëherë pas publikimit të klipit të kësaj kënge, fansat e kanë pritur mjaft mirë, duke i dhënë komente pozitive.
Kujtojmë kënga e fundit e Bletës në bashkëpunim me Mc Kreshën ka arritur mbi 1 milion klikime. /Premiere.al