Këngëtarja Bleta Brovina ka gati projektin e ri.
Është ndër këngëtaret më të reja në skenën muzikore por mund të themi se është tejet aktive, transmeton Infopress.com
Menaxheri i saj Bini Nebihu për Infopress ka treguar se kënga me titull “Luje” do të publikohet në fund të javës dhe do e sjell Bletën më ndryshe ngase e kemi parë.
Për këngën është kujdesur si gjithmonë kompania nga e cila edhe menaxhohet këngëtarja, Diez Production, ndërsa klipin iu besua Imagine Films.
Kujtojmë kënga e fundit e Bletës në bashkëpunim me Mc Kreshën ka arritur mbi 1 milion klikime./Infopress.com