Cilësohet si njëra ndër moderatoret më atraktive të momentit e kjo po e mban në epiqendër mediale.
Është kjo Blerona Zeqiri tashmë si moderatore e njërit prej emisioneve më të shikuara, e cila është aktivizuar edhe më tepër tani në prag të festave të fundvitit.
E me gjasë, foton që sapo ka publikuar deshi t’a ndajë me ndjekësit e saj për të treguar se si do të duket në mbrëmjet e festave, por mbase pesha po e mban akoma në hijen e kompleksit.
Palestra e ka bërë t’i reduktojë jashtë mase kilet e tepërta, por fustani i zi që ka veshur po del të jetë i përmasave më të vogla se sa trupi i Bleronës.
Apo qëllimshëm deshi t’a theksojë deri në këtë masë belin, sa të vë në pah akoma më shumë barkun e rrumbullakosur. Kujdes me përzgjedhjen Blerona.