Blero Muharremi është njëri nga këngëtarët më të komentuar të estradës shqiptare, jo vetëm për projekte por në shumë raste edhe për jetën e tij private.
Këtë herë e dashura e tij, Afrona e ka befasuar me një dedikim prekës në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo nga aty ka thënë fjalët më të mira për Bleron dhe ka publikuar një fotografi të pa parë më parë të tyre.
“Krahët e tij janë të fortë mjaftueshëm që të mbajnë çdo frikë, çdo pjesë të thyer timen. Ky burrë nuk më bënë të ndihem e kompletuar, ai më kompleton mua.” ka shkuar Afrona siç duket me shumë dashuri.
Ndryshe, çifti kanë kohë që janë në lidhje dhe duket se gjithçka po shkon mirë./Indeksonline/