Këngëtari Blero ka publikuar projektin e ri.
Ajo këtë herë erdhi me duet, ku bashkoi forcat me këngëtaren Albulena Ukaj, shkruan arbresh.info.
Por disa ditë pas publikimit të këngës ‘Mbylli Sytë’ ndodhi diçka e papritur.
Blero ka fshirë këtë videoklip nga Youtube.
I kontaktuar nga stafi i emisionit n’ZOOM Blero i dha arsyet e veta.
‘Videoklipi im është bërë privat për arsye personale, kompania Onima e ka bërë në mëngjesin e sotëm, nuk është fshirë por u bllokua’, u shpreh Blero,
Përndryshe, ai tani është në përgatitje të një bashkëpunimi tjetër që sipas burimeve të n’ZOOM do jetë në duet me Kolë Oroshi./arbresh.info/