Aktuale

Blerand Stavileci: Doli ajo që e thamë. PDK-ja ka numrin më të madh të asambleistëve

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit Kadrli Veseli, Blerand Stavileci ka reaguar pas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për rezultatet përfundimtare nga votat e numëruara për kandidatët për Kuvend Komunal.

Partia Demokratike e Kosovës, ka dalë e para sa i përket numrit të Asambleistëve duke marrë 216 asambleistë/e në tërë Kosovën, dhe kjo e ka gëzuar jashtë mase Blerand Stavilecin i cili u shpreh se reformat puna dhe angazhimi prodhuan rezultate.

Blerand Stavileci kishte reaguar edhe ditë më parë duke u shprehur se nuk duhet të ngutet pa u publikuar rezultatet, pasi që Partia Demokratike e Kosoves do të dal e para, dhe ashtu ndodhi, Partia Demokratike e Kosoves morri numrin më të madh të kandidatëve për Asamble Komunale.

👍

A post shared by Blerand Stavileci (@blerandstavileci7) on