“Bota i takon atij që guxon”, – Chaplin – kjo është motoja e këngëtares shqiptare Bleona Qereti, e cila në vitin 2004 braktisi Shqipërinë për të provuar ëndrrën amerikane.
“Ika nga Shqipëria, sepse kisha frikë nga përsëritja! Unë bëra gjithçka në Shqipëri, nuk ngeli gjë tjetër pa bërë”, – pohon ajo në një intervistë për emisionin Opinion.
Edhe pa 5 milionë dollarët që i duheshin, Bleona u nis drejt Tokës së Premtuar dhe nuk vonoi koncerti që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Në vitin 2008-të ajo këndoi për Donald Trump ne clubin privat ” Mar-A- Lago” dhe i kërkoi ta prezantonte me Timbaland. Pikërisht këtu zë fill një periudhë disavjeçare takimesh e njohjesh, duke investuar në “Bankën e Favoreve” më shumë se sa në para, vila e makina.