Aktuale

Blendi Fevizu e bën për “pesë-pare” Enver Hoxhajn

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu nëpërmjet një opinioni të publikuar në media ka parashtuar një pyetje interesante për atë se; Kush i fryn përçarjes Shqipëri – Kosovë?

Ndër të tjera, Fevziu ka shkruar edhe për deklaratën e të parti të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili tha se Shqipëria nuk duhet të përzihet në punët e negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj , ka bërë dje një deklaratë e cila e vendosur ne kontekstin e zhvillimeve të këtyre dy ditëve ështe padyshim më e ashpra që Prishtina zyrtare ka bërë ndonjëhere. I pyetur nga një televizion i Shqiptarëve të Maqedonisë, Hoxhaj ka deklaruar:“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim”, ka shkruar ai

Më tej, Fevziu vazhdon duke thënë se ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”Nuk ka asnjë dyshim që deklarata e Hoxhajt ka ardhur si përgjigje ndaj takimeve të Kryeministrit Shqiptar në Beograd dhe deklaratave të tij atje.

“Por përtej të qenit një përgjigje ndaj tyre ajo është edhe një mesazh i qartë distancimi i Kosovës zyrtare nga Tirana. Një mesazh që ka shpërthyer këtë moment por që shkon përtej momentit dhe reflekton interesa konkrete të klasës politike të Prishtinës.Në fakt që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran këtë e dimë të gjithë. Që Kosova i merr vendimet në perputhje me prosperitetin dhe interesat e saj edhe kjo është fare e qartë. Dhe krejtësisht legjitime. Por ka dicka që nuk kuptohet në deklaratën e ministrit Hoxhaj dhe në rradhë të parë nuk kuptohet se nga buron gjithë ky mllef.E para Shqipëria është kujdesur për Kosovën dhe shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë te saj në mënyrë të pandërprerë dhe të vazhdueshme që nga viti 1912 e në vijim”, thuhet më tej në këtë opinion të drejtuesit të “Opinionit”. /Indeksonline/.