Një person i ri i armatosur me sëpatë dhe sharrë elektrike i ka sulmuar njerëzit në një qendër tregtare në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, duke e vrarë një femër dhe plagosur një tjetër.
Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka ndodhur në qendrën tregtare “Evropa” në Minsk.
Më vonë policia e ka arrestuar të dyshuarin, që është përshkruar si 17 vjeçar, shtetas bjellorus. Policia tha se video incizimet e kamerave vëzhguese tregojnë se sulmuesi e kishte sjellë sëpatën dhe sharrën elektrike në një çantë për kitarë.
Autoritetet thanë se gruaja e plagosur, 46-vjeçare, po trajtohet në një spital në Minsk, pasi ishte goditur me sëpatë në krah dhe gjoks.
Policia nuk ka bërë komente të menjëhershme për motivet e të dyshuarit për këtë sulm.