Prishtinë, 15 dhjetor 2017 – Behgjet Pacolli, i cili njihet si shqiptari më i pasur në glob, pasuria e të cilit sigurisht numëron miliarda, ka thënë se nuk i lakmon kryptovalutave.
Në një diskutim me studenët e Kolegjit AAB, ku ishte për të promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”, Pacolli i cili ushtron edhe detyrën e zv.kryeministrit të Republikës së Kosovës, është pyetur për qëndrimin e tij për paratë virtuale si Bitcoin, e cila është bërë temë aktuale gjithandej.
Por, Pacolli i cili thotë se i beson angazhimit, përkushtimit dhe punës është shprehur se nuk i beson BitCoin. “Mos lakmoni në Bitcoin!”, ka thënë Pacolli.
“Kjo është valutë virtuale, e cila është krijuar nga grupe të ndryshme në të ashquajturat ujdhesa (territore shoqëri të caktuara), të cilat e kanë krijuar atë duke mos përdorur paratë kesh.
Por, në momentin që njëri nga investitorët fillon të tërheq paratë, atëherë aty fillon rënia. Unë e quaj atë piramidë moderne, e cila aktualisht funksionon mirëpo kurdoherë do të ndodhë shembja e kësaj valute.”, ka thënë Pacolli. /Gazeta KNN