Ekonomi

Bitcoin fillon tregtimin në CME

Bitcoin ka bërë një hap tjetër drejt investimit të zakonshëm me fillimin e tregtimit në tregun e ardhshëm financiar të Chicago Mercantile Exchange.

Ky veprim vjen pasi vlera e monedhës digjitale ishte rreth 20,000 dollarë të dielën, përpara se të binte në 19,000 dollarë.

Javën e kaluar, CBOE në Çikago filloi me tregtimin e së ardhmes së Bitcoin – duke vënë baste për një çmim në të ardhmen.

Kryetari i bankës UBS dhe ish-kreu i Bundesbank Axel Weber u bashkua me korin e paralajmërimeve të Bitcoin.

“Bitcoin nuk është para,” tha ai në një intervistë dhe u kërkoi rregullatorëve të ndërhynin.

Ndërkohë, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka bërë thirrje që çështja të diskutohet në samitin e G20 të ekonomive të mëdha në prill.

“Është e qartë se ekziston rreziku i spekulimeve. Duhet të shqyrtojmë këtë dhe të shohim se si … me të gjithë anëtarët e tjerë të G20-s ne mund të rregullojmë bitcoin”, tha Maire për kanalin francez të lajmeve LCI.

Çmimet e Bitcoin janë rritur këtë vit: një bitcoin i vetëm qëndroi në më pak se 1,000 dollarë në janar dhe goditi një rekord prej 19,783 dollarë të dielën, sipas Coindesk.

Analistët besojnë se hyrja e CME në tregun e bitcoin do të gjenerojë më shumë interes në kripto-monedhën, ndoshta duke e shtyrë çmimin më të lartë.

Investitorët tani mund të vënë bast nëse bitcoin do të ketë rritje ose rënie në çmim, pa e zotëruar atë.

‘Futures’ janë kontrata që u lejojnë investitorëve të vënë bast në çmimin e diçka në një datë të ardhme.

Një nga aspektet kontradiktore të Bitcoin është se disa nuk e shohin atë si një “gjë”. Megjithëse quhet një monedhë, mund të argumentohet se është një pasuri, ose mall, pa ndonjë përdorim aktual ose vlerë reale të vlerësueshme, shkruan BBC.

Bitcoin u krijua në vitin 2008 nga një individ ose grup që e quante veten Satoshi Nakamoto dhe ishte monedha e parë digjitale për të përdorur me sukses kriptografinë për të mbajtur transaksione të sigurta dhe të fshehura.