Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka thënë se pas vdekjes, shumica e pasurisë së tij prej 70 miliardë dollarë nuk do të shkojë për 3 fëmijët e tij, por për bamirësi.
Në një rrëfim për jetën e tij private në emisionin “This Morning” me prezantuesit Holly Willoughby dhe Ben Shephard, miliarderi 60-vjeçar është shprehur se fëmijët e tij janë krenarë për vendimin e tij, që paratë të shkojnë në ndihmë të të varfërve në botë.
Gates tha se dy vajzave dhe djalit të tij do t’u jepet një edukim cilësor dhe një pjesë e parave, kështu që ata nuk do të jenë kurrë të varfër, por do të kenë karrierën e tyre.
Pjesa tjetër e parave do të shkojë për bamirësi në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që financon projekte shëndetësore dhe arsimore në mbarë botën.
Gates dhe gruaja e tij Melina kanë 3 fëmijë së bashku, Jennifer 20-vjeç, Rory 17 dhe Phoebe 14-vjeç.