Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë përfunduar bisedimet në katër sy në Kabinetin Oval, pas të cilit shefi i Shtëpisë së Bardhë refuzoi t’i ofrojë dorën kancelares gjermane para gazetarëve, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Trump dhe Merkel takimin që zgjati 15 minuta në Dhomën Ovale e vlerësuan si “të mirë”, pas të cilit u ftuan gazetarët dhe kameramanët.