Ishujt Turks dhe Caicos janë goditur nga Irma, ndërkohë që uragani vazhdon të bëjë shkatërrime në Karaibe, duke ngritur bilancin e përgjithshëm të viktimave në 13.
Qendra nacionale amerikane për uragane (NHC) paralajmëron, se Irma do të qëndrojë në kategorinë e katërt ose të pestë edhe gjatë një ose dy ditëve të ardhshme.
Irma pritet të godasë Kubën të premten mbrëma, ndërkohë që është duke lëvizur drejt Bahama.
Britania ka dërguar qindra trupa dhe marinën mbretërore në territoret e saja tej oqeanike.
Qeveria britanike ka ndarë 32 milionë funta për të sanuar dëmet e shkaktuara si pasojë e uraganit Irma, transmetojnë mediat britanike.