Aktuale

BIK jep detaje për manifestimin e Fitër Bajramit

​Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

BIK në një komunikatë për mdeia ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë. Kurse, dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman Fejzullahi. Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”.

Po në të njëjtën ditë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, nesër në ora 11 : 00, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prishtinë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u drejtohet me mesazh urimi opinionit të gjerë me rastin e përfundimit të muajit të shenjt të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër – Bajramit./KosovaPress/