Aktuale

BIK e quan të suksesshëm organizimin e Haxhit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se është kthyer në Kosovë grupi i fundit i haxhinjve kosovarë.

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur edhe grupi fundit i haxhinjve, që këtë vit kryen Haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.

Sipas njoftimit, Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të Haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem.

“Lusim Zotin e Madhëruar që haxhinjve t’ua ketë pranuar Haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre”, thuhet në njoftim.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer Haxhin udhëtuan 1 mijë e 80 besimtarë të cilët paguan nga 4 mijë e 150 euro. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli