Aktuale

BIK dënon dëmtimin e xhamisë së Velekincës

Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një komunikate ka dënuar dëmtimin e xhamisë në Velekincë të Gjilanit.

“Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve është akt i papranueshëm dhe si i tillë edhe i dënueshëm. Rastet e tilla nxisin urrejtje,  mosdurim e dhunë aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër.

Kërkojmë nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur por edhe pa e ekzagjeruar”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

 

Bashkësia Islame e Kosoëvs kërkon nga organet kompetente që të merr  masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare që mos të bien pre e individëve që kanë qëllim të errëta.