Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama vitin e kaluar ka qenë kryetemë e medieve vendore.
Kjo ngase, Bigi i ishte nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e lukthit, për të larguar peshë, shkruan lajmi.net.
Pas operacionit, këngëtarja tashmë ka arritur linjat që dëshironte dhe nuk ngurron t’i ekspozojë ato.
Në fotografinë e fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale, imazh ky i shkëputur nga realizimi i klipit të fundit, ajo dukej tejet joshëse dhe në top-formë.
“I len krejt” titullohet projekti i fundit nga Big Mama, këngë të cilën e provoi me rastin e ditëlindjes.