ShowBiz

Big Mama shfaq këmbët seksi (Foto)

Kohëve të fundit këngëtarja e njohur Big Mama ka qenë ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Kjo për faktin pasi që Bigu pak muaj më parë kishte bërë një operacion për të larguar peshën e tepërt që kishte, transmeton Gazeta Express.

Pak kësaj Bigu ka befasuar fansat me fotografitë që postonte ku ajo dukej çdo ditë e më bukur.

Bigu këto ditë së bashku me shumë yje të estradës janë bashkuar në një udhëtim në Turqi për xhirime të emisionit.

E nga Turqia Bigu ka postuar imazhe shumë të bukura e tejet seksi.

Në fotografinë e fundit që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram, Bigu vë në pah këmbët e saj të cilat duken aq seksi.

Për dukjen e saj, Bigu ka marrë komente edhe nga fansat e saj.

“O bukuroshe jemja”,

“Sa bukur trupi”,

“o rruesh si engjull te kam”, i kishin lënë koment fansat./Gazeta Express/