Aktuale

Bien shkarkimet nga HEC-t mbi kaskadën e Drinit

Pakësimi i reshjeve të shiut në veri të vendit ka ulur shkarkimet nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit.

Nga të dhënat e KESH-it konstatohet se shkarkimet në Vaun e Dejës janë përgjysmuar duke shkuar në 600 m3 në sekondë, në Koman shkarkohet 1000 m3 në sekondë, ndërsa në hidrocentralin e Fierzës vijojnë shkarkimet me rreth 670 m3 në sekondë.

Nga informacionet operative rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë.

Si rrjedhojë e kësaj por dhe në kombinim me uljen e temperaturave konstatohet rënia e nivelit të ujit në shtratin e lumit Buna dhe rënia e prurjeve natyrale në Kaskadën e Drinit.