Aktuale

Bien dy sisteme energjetike, Kosova me 70 për qind rrymë më pak

Njësia B1 e termocentralit Kosova B është ndalur së prodhuari nga mesnata ndërmjet të dielës dhe të hënës, njofton përmes një kumtese KESCO.

Kjo ndalje ndodhi vetëm një ditë pasi njësia B2 ishte ndalur gjithashtu në mënyrë të paplanifikuar, transmeton Koha.net.

Aktualisht të dy njësitë e Kosovës B janë jashtë prodhimit. Kjo nënkupton se vetëm brenda dy ditësh është reduktuar prodhimi me mbi 70 për qind.

“Ekipet e KESCO-s po bëjnë përpjekje të sigurojnë energji shtesë nga importi, por kjo është shumë e vështirë, sidomos gjatë orëve të para për shkak të rregullave ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.