“Po përgatitet një projektligj që do të ndalojë të gjithë tregtinë e kriptovalutave”
Valuta virtuale Bitcoin ka rënë në një nga tregjet më të mëdha të kriptovalutave në botë pas deklaratave se po përgatitet një projektligj për ndalimin e tregtimit të kësaj valute.
Ministri i drejtësisë i Koresë së Jugut tha se vendi po përgatit një projektligj që do të ndalojë të gjithë tregtinë e kriptovalutave.
Ministri Park Sang-ki u tha gazetarëve se ka “shqetësime të mëdha” në lidhje me monedhat virtuale.
Bitcoin ka rënë më shumë se 12 për qind pas komenteve të Park Sang-ki.