Rajon & Botë

Bie piloti nga helikopteri ushtarak (Foto)

Trupat ushtarake janë vënë në kërkim të një piloti i cili ka rënë nga helikopteri i tij gjatë një shfaqjeje ajrore.

Tre ushtarë kanë kërcyer me parashuta nga helikopteri Agusta A-109, por piloti dhe ko-piloti nuk kishin parashuta, raportojnë mediat belge, transmeton portali arbresh.info

Ata thonë që ko-piloti kishte ndihmuar të tre të kërcejnë, por më pas pa ulësen e pilotit të zbrazët dhe derën e tij të hapur. Ai mori kontrollin dhe u ul në mënyrë të sigurt.

Shfaqja ajrore ishte në Amay pranë Liège. Piloti ra disa qindra metra.

Arsyeja për rënien e pilotit mbetet një mister./arbresh.info/