Aktuale

Bie përsëri nga sistemi faqja e KQZ’së kur janë numëruar 90 % të votave

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk është duke funksionuar.

Faqja ka pengesa, sigurisht për shkak të ngarkesës së madhe, pasi ishin duke u publikuar online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Me 90.00 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka forcuar pozitën e dytë duke arritur në 26.57 për qind të votave totale.

Kjo parti ka rreth 4 mijë vota më shumë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa që mbetet me 25.83 për qind të totalit.