Numri i migrantëve ilegalë, të cilët nga Meksika hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka rënë për 40 për qind nga janari deri në shkurt të këtij viti, ka thënë të enjten ministri për Siguri të Brendshme i SHBA-ve, John Keli.
Sipas fjalëve të tij, rënia ka pasuar pasi që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mori detyrën më 20 janar, ka premtuar se do të depërtojë një numër të madh të migrantëve prej gjithsej 11 milionë sa llogaritet të jenë në SHBA, transmeton Reuters.