Aktuale

Bie numri i raportimeve për denoncimet e ngritjes së çmimeve, ja për cilat produkte u ankuan qytetarët

Pas alarmit të qytetarëve për ngritje të çmimeve në Kosovë, institucionet vunë në dispozicion mekanizmat e veprimit.

Për të denoncuar rastet u publikuan edhe numrat e telefonit. Mbi 1000 thirrje ka pranuar Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot rastet e denoncimeve kanë qenë më të pakta, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi –Sefa ka thënë se, numri i thirrjeve te pranuara vetëm dje deri ne orën 22:00 ka qenë 1 mijë e 186 përmes se cilave është raportuar për rastet e bizneseve te cilat dyshohet se janë duke keqpërdorur situatën e krijuar nga koronavirusi per t’i rritur çmimet.

Zyrtarja e ATK-së thotë se vetëm sot deri ne ora 14:30 kane qene 271 thirrje  ku vërehet se ka rene intensiteti i denoncimeve nga ana e qytetarëve.

Raportimet kryesisht kane qene për rritje te çmimeve ne produktet bazike ushqimore dhe farmaceutike.

“Raportimet për ngritje të çmimeve janë bërë kryesisht për produktet-ushqimore: miell, sheqer, vaj dhe te ngjashme; -farmaceotike: maska për mbrojtje, dezinfektues, alkool, sirup vitamin C. ATK do te veproj konform verifikimeve dhe te gjeturave e teren, si dhe duke u bazuar ne vendimin e Ministrisë se Financave dhe Transfereve. Vlen te theksohet se te gjitha veprimet tona janë te harmoni me Inspektoratin e Tregut, Prokurorin dhe Policin e Kosovës”, tha Bytyqi-Sefa për lajmi.net.

Ajo nuk ka treguar nëse me këtë rast janë shpërndarë edhe gjoba.

“ATK shume shpejt pas finalizimit te raporteve nga tereni do te njoftoj opinionin publike për rezultatet. Ne ju bëjmë thirrje qe te raportojnë ne dy linjat telefonike, te cilat do te jene te hapura çdo dite nga ora 08:00 deri ne 22:00”, shtoi tutje ajo.

Ndryshe, dje ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka mbajtur takim me stafin e ATK-së, për të ndërmarrë masat kundër keqpërdorimeve të bizneseve pas përhapjes së Coronavirusit.

Ministri Bislimi ka folur për panikun e krijuar nga qytetarët për blerjen e ushqimeve, kjo për shkak të ngritjes se çmimeve nga supermarketet dhe farmacitë.

Për këtë Bislimi tha se inspektorati do të dalë në terren për të identifikuar situatën, e në rast të keqpërdorimit do të mbyllen bizneset.

Duke monitoruar çmimet është edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

the authorGazetaKNN