Një 25 vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se i lënduari me inicialet J.K pësoi incidentin në sheshin “Edit Durham” të kryeqytetit.
“ Një 25 vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës. I lënduari me inicialet J.K pësoi këtë incident në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti njofton se i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”. /Lajmi.net/