Aktuale

Bie nga lartësia, lëndohet rëndë një punëtor

Në qytetin e Ferizajt një punëtor ka marrë lëndime të rënda pasi ka rënë nga një ndërtesë, ku ishte duke punuar.

Policia rajonale në Ferizaj njofton se punëtori ka rënë në shufra metalike dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në shufra metalike dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, bëri të ditur policia./FaktePlus