Gjatë orëve të para të pasdites së sotme, një person në Fushë Kosovë, është rrëzuar nga kati i pestë derisa ishte në vendin e tij të punës në ndërtimtari. Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku tash e disa orë është duke marrë trajtimin mjekësor. Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.
Viktima gjendet në emergjencën e QKUK-së dhe nga rënia ka marrë lëndime në këmbë, nofull si dhe në disa pjesë të tjera trupore.
“Rreth orës 12:00 ka ardhë. Është në emergjencë. Ka lëndime të ndryshme. Është duke iu ofrua ndihma e nevojshme mjekësore”, i kanë thënë zyrtarë të QKUK-së Expressit.