Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në fshatin Kaqandoll, vend që është 10 km larg nga Podujeva.
Për shkaqe ende të panjohura, një veturë ka rënë në humnerë, duke lënë tre persona të lënduar, derisa njëri nga ta thuhet se është në gjendje të rëndë, transmeton Indeksonline.
Njësitet e ndihmës së shpejtë dhe policisë janë në vendin e ngjarjes.