Ekonomi

Bie importi i makinerive dhe pajisjeve në Shqipëri

Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit pësoi një rënie të lehtë gjatë muajit janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit 2016 në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie llogaritet 7.005 milionë lekë në janarin e 2017-ës, ndërsa në janar të vitit që lamë pas importi i kësaj kategorie llogaritet 8.056 milionë lekë.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Turqia ishin partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie. Gjithsej nga Italia u importuan 1.691 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Nga Kina u importuan 1.243 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Turqia u importuan gati dy herë më pak makineri, paisje dhe pjesë këmbimi. Në janar të vitit 2016 u importuan 464 milionë lekë mallra, ndërsa në janarin e këtij viti vetëm 296 milionë lekë makineri e pjesë këmbimi