Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Turqinë më 24 gusht, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë të shtunën, raporton Reuters.
Vizita e tij konsiderohet e para e një zyrtari të lartë amerikane pas përpjekjes së grusht shtetit të 15 dhe 16 korrikut.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Ankaraja i ka dërguar letër ShBA-ve për arrestimin e klerikut turk me bazë në Amerikë, Fetullah Gulen./KP