Aktuale

Biden takon edhe Veselin

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Këtë takim me zëvendësin e Obamës e ka bërë të ditur vetë Veseli në faqen e tij në Facebook.

“I urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë”, ka shkruar Veseli.