Aktuale

Biden përfundon takimin me Mustafën

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka përfunduar takimin me kryeministrin Isa Mustafa.

Pas pak, Biden pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, të cilës i ka bashkëngjitur mbishkrimin, “Pak çaste para takimit me mikun e madh të Kosovës dhe mikun tim zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden”.

Më pas, Biden pritet të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Kosovës për përurimin e emërtimit të rrugës, për nder të djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.
biden1