Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Me të zbritur nga avioni “Air Force Two”, Bidenit dhe bashkëshortes së tij, Jill, i kanë uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, dhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi.
Numri dy i Amerikës ka ardhur në Kosovë nga Serbia, ku qëndroi gjatë ditës së sotme për takime me krerët shtetërorë serbë.