Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka folur për suksesin e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016” duke fituar medaljen e artë në xhudo.
“Jeni në një pozitë ku bota po ju njeh. Jeni duke bërë gara nën flamurin tuaj. Majlinda është shumë e fortë sepse gjithë atë medalje të artë me atë peshë. Mbesa ime më pyeti për çfarë e fitoi, unë i thash xhudo, ndërsa mbesa ime u përgjigj me siguri është shumë e fuqishme”, ka thënë Biden.