ShowBiz

Beyonce me stil të veçantë(Foto)

Këngëtarja kishte veshur një xhemper pink me një fluturë dhe një fund me vija të bardha, të cilat i kishte kombinuar me sandale të kuqe.

Ajo është një ndër gratë më të ashpra të muzikës pop, por Beyonce tregoi që ka edhe anën e butë me anë të veshjes së saj të lezetshme, shkruan The Mirror.

Këngëtarja ishte veshur ngjyrë pink nga koka deri tek këmbët teksa vizitoi apartamentin e nënës së saj në NewYork, transmeton KosovaPress.

34 vjeçarja, përmbushi pamjen e bukur me një buzëqeshje të madhe dhe flokët e saj me bishtaleca.