ShowBiz

Beyonce-s nuk i ka pëlqyer fustani i saj i martesës (Foto)

Nuk shkon gjithmonë gjithçka mirë për Beyonce.

Edhepse është ndoshta femra më e famshe dhe e suksesshme në botë, Beyonce nuk merr gjithmonë atë që do.

Pikërisht kjo i ka ndodhur divës në ditën e martesës së saj me Jay Z në vitin 2008.

Beyonce nuk është ndarë aspak e kënaqur me fustanin e saj të dasmës, por ajo është një person shumë i mirë dhe nuk ka dashur t’i tregojë dizajneres së fustanit këtë.

Kjo për shkak se fustanin e këngëtares e ka dizajnuar nëna e saj, Tina Knowles dhe Beyonce nuk ka dashur të mërzisë atë dhe nuk ka bërë fjalë.

Vetë Tina ka treguar se disa kohë pas dasmës, Beyonce i ka thënë se kur vajza e saj martohet, do ta lejojë të zgjedhë vetë fustanin e saj.

Detajet e fustanit dhe dasmës në përgjithësi nuk janë zbuluar deri në vitin 2011, kur Beyonce ka përdorë disa imazhe në klipin e këngës ‘I was here’, e më pas edhe gjatë performancës me Jay në turneun e tyre ‘On the run’./lajmi.net