ShowBiz

Beyonce ndan bursa për vajzat që studiojnë arte

U bë një vit që nga lansimi i albumit “Lemonade” të Beyonces, por këtë herë ajo ka njoftuar diçka të re, ajo ka thënë se do të ofroj bursa për vajzat të cilat studiojnë arte, muzikë, letërsi apo studime afro-amerikane.

Këngëtarja Beyonce ka hapur një program shkollor me emrin ‘Bursat Formation’, me anë të të cilave do t’i mundësojë vajzave të reja të shkojnë në universitete.

Këto bursa do të jenë në dispozicion për vitin akademik 2017-2018, dhe kanë për qëllim t’i inkurajojë dhe t’i mbështes vajzat të cilat duan të jenë kreative dhe të sigurta për studimet e tyre.

Emri i këtij programi është nga kënga e njohur e këngëtares, ndërsa programi është lansuar me rastin e 1-vjetorit të albumit të saj të suksesshëm “Lemonade”.