Fotografëve iu ndalu të bënin fotografi të Beyonces gjatë performancës së saj në memorialin e Kobe Bryant në Los Angeles, të hënën.
Redaktorët në Associated Press dhe Getty Images i thanë The Post se organizatorët e ngjarjes në Center Staples Center ua ndaluan atyre që të bënin foto të këngëtares ose fëmijëve të Bryant, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.
Superylli i popit filloi performancën për legjendën e Lakers dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, duke kënduar këngët e saj hit “XO” dhe “Halo”.
Një burim i brendshëm tha se “Ishte fyese për familjen e Kobe dhe fansat, Beyonce kontrollon aq shumë imazhin e saj, ajo zakonisht lejon vetëm fotografitë e zgjedhura nga ajo të publikohen, kështu që asnjë fotograf në homazhet për Kobe nuk lejohej të bëj fotografinë e saj”.