ShowBiz

Beyonce mbështet Lady Gaga kur ajo ishte me disponim të keq

Këngëtaret janë mike të mira dhe deri tash kanë bërë dy këngë së bashku.

Pasi ishte tërhequr nga skena për t’iu përkushtuar shëndetit të saj, Lady Gaga (31) ka vazhduar komunikimin me fansa përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja, e cila po lufton me sëmundjen kronike të lodhjes së muskujve, ka folur për ditët e vështira në filmin dokumentar “Lady Gaga: Five Foot Two”.

Ajo ka marrë mbështetje të shumta nga miket e njohura dhe njëra prej tyre është Beyonce (36).

“Ndihem shumë e lumtur që kam kaq shumë dashuri”, ka shkruar Gaga.

Vetëm disa orë më vonë ajo ka shpërndarë edhe fotografinë me një buqetë të madhe trëndafilash, të cilat po ashtu ia dërgoi Beyonce.

“Faleminderit, Honey B. Më mungon. Kjo është shumë bukur. Po na inspiron të gjithëve”, ka shkruar ndër tjerash këngëtarja.

Beyonce dhe Lady Gaga kanë bërë dy këngë së bashku dhe janë bërë mike të mira, transmeton KosovaPress.

Për shkak të problemit me shëndet, Lady Gaga ka anuluar pjesën e saj të turneut evropian.