ShowBiz

Beyonce këshillohet të pushojë

Të gjithë prisnin ta shihnin Beyonce në “Coachella” këtë vit, por kjo nuk mund të realizohet.

Beyonce është në pritje të binjakëve dhe mori vendimin që të mos performojë në festivalin e 2017-ës, por në vitin e ardhshëm, shkruan “BBC”.

Ky vendim erdhe pasi që doktorët i thanë që duhet të pushojë më shumë dhe të mos ketë shumë aktivitete, transmeton KosovaPress.

Producenti i festivalit ka thënë,“Si pasojë e këshillave të doktorëve për një orarw më rigoroz në muajt e ardhshëm, Beyonce ka marrë vendimin të mos performojë në ‘Coachella Valley Music & Arts Festival 2017’. Pavarësisht kësaj, me kënaqësi iu konfirmojmë se ajo do të performojë në festivalin e vitit 2018. Faleminderit për mirëkuptimin”.