Këngëtarja me famë botërore dëshiron të futet edhe në sport.
Houston Rockets mund të bëhen me një aksionare të famshme, siç është Beyonce.
Sipas portalit Bloomberg, artistja amerikane, një tifoze e Houstonit, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë shfaqur gatishmërinë për blerjen e skuadrës së NBA për një vlerë prej më shumë se dy miliardë dollarësh.
Beyonce është një fanse e madhe e basketbollit dhe shumë shpesh është parë nëpër sallat e NBA, së bashku me bashkëshortin e saj Jay Z, transmeton KosovaPress.
Edhe vetë reperi amerikan ka aksione në një klub të NBA, bëhet fjalë për Brooklyn Nets.