ShowBiz

Beyonce dhe Jay Z çifti më i paguar

Çifti Beyonce dhe Jay Z janë më i paguari në Hollywood. Sipas Forbes, të ardhurat e tyre arrijnë në 107.5 milionë dollarë, transmeton KosovaPress.

Mbretëresha e muzikës ka fituar 54 milionë duke zënë vendin e 34 në listën e Forbes. Ndërsa, bashkëshorti i saj Jay Z, u radhit në vendin 36 me 53.5 milionë në total./KP