Rajon & Botë

Beteja për Mosulin, forcat irakiane torturuan dhe vranë disa civilë

Burra të veshur me uniforma të policisë federale të Irakut janë raportuar të kenë torturuar dhe vrarë banorët e fshatrave në jug të Mosulit, thotë Amnesty International.

Provat e mbledhura nga grupi thonë se  deri në gjashtë persona nga rrethet Shura dhe Qayyarah u vranë pasi u arrestuan  nën  dyshimin për lidhje me të ashtuquajturin  Shteti Islamik, raporton BBC.

Forcat Federale  të policisë i kanë mohuar  akuzat.

Forcat pro-qeveritare filluan një ofensivë për të rimarrë Mosulin muajin e kaluar.

Rreth 50,000 trupa të forcave irakiane të sigurisë, ushtarë, policë e  luftëtarë kurdë  të fiseve sunite arabe dhe policët shiitë janë të përfshirë në operacionin  tre-javor./KosovaPress/