Nënkryetari i Kuvendit Qendror, njëherësh anëtari i kryesisë së AKR-së në Ferizaj, Besnik Berisha, i është bashkuar NISMA për Kosovën.
Gjatë takimit që Berisha ka zhvilluar me sekretarin organizativ të NISMA-s, Enver Hoti, tha se i bashkohet NISMA, pasi jam shumë i bindur se vetëm me vizionin e kryetarit Fatmir Limaj vendi do të ecë përpara.
Sekretari organizativ i NISMA, Enver Hoti, i ka uruar mirëseardhje në shtëpinë e madhe të NISMA për Kosovën, duke thënë se së bashku do të kalojnë sfida të rëndësishme për vendin.
Besnik Berisha ka marrë edhe pëlqimin e plotë të strukturave të NISMA në Ferizaj, që nga tani e tutje të jetë koordinator i degës së NISMA për Kosovën në Ferizaj.