Aktuale

Besimtarët myslimanë shënojnë Festën e Fitër Bajramit

Pas 30 ditë agjërimi, sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.

Kjo festë shënohet edhe në trojet shqiptare, ashtu siç festohet në mbarë botën nga besimtarët myslimanë.

Ceremonia kryesore e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Kosovë, do të mbahet në Xhamin e Madhe në Prishtinë.

Kurse në Shqipëri, ceremonia kryesore e faljes së namazit të Bajramit do të mbahet në Sheshin “Skenderbej”./KosovaPress/