Aktori Bes Kallaku, i cili dje celebroi me martese lidhjen e gjate me kengetaren Xhensila Myrtezaj, ka publikuar dje dy mesazhe qe ka shkembyer me kreun e PD-se dhe ish-kreun e LSI-se.
Mesazhet kane qene pjese e organizimit ku ne një ‘led wall’ dolen edhe disa te tjera me te cilat Besi kishte bere edhe pak humor me te ftuarit.
Mes tyre ka qenë edhe mesazhi i Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit.
“Përshëndetje z. Basha. Do kisha shumë dëshirë që në datën 1 shtator t’iu kishim në dasmë”, shkruan Besi.
“Di vij me patjetër! Fjalë burri që do vij!”, ia kthen Basha.
Ndërsa mesazhi i shkëmbyer me Vasilin ka qenë edhe më ngacmues.
“Tito, mos harro dasmën!”, i shkruan Besi. “Do vij vetëm po më ule në krah të Ilir Metës”, ia kthen ish-kryetari I LSI-së. /Gazeta Express/